Mesa duket sipas ekspertëve janë disa njerëz që janë të mirët në shtrat bazuar te shenja e tyre e horoskopit.
Ata janë 4: luani, dashi, binjakët dhe akrepi. Pë më shumë shikoni detajet, që i bëjnë këto shenja të dashur pasionantë në shtrat.
1. Luani
Oh, luan! Sipas intv.al luanët janë ekspertë në dhënien e orgazmës dhe tregojnë kujdes të veçantë në dhënien e kënaqësisë edhe të partnerit. Si shenjë zjarri një luan është dominues në seks dhe kjo e bën atë një dashnor të mirë.
2. Dashi
Ata që e kanë partnerin dash, përgatiten për një natë të paharrueshme. Këta njerëz janë të vendosur për dy gjëra: të jenë më të mirët në shtrat dhe mos t’i harroni kurrë. Vetbesimi që ka një dash është i tepruar ndonjëherë, por në rastin e seksit ata janë ndër më të mirët.
3. Binjakët
Një binjak tipikë dëshiron që ju të dini se ata kujdesen për kënaqësinë tuaj. Binjakët mbyten nga monotonia dhe këtë e reflektojnë edhe në seks me partnerin e tyre. Binjakët mendojnë se ato janë një prej shenjave me të mira në shtrat, por në disa raste ata përpiqen për të shpëtuar nga vetja e tyre.
4. Akrepi
Akrepët njihen si ndër shenjat më seksuale të horoskopit. Ata janë mjaft të motivuar në pjesën seksuale. Akrepët kanë vetëbesim të mjaftueshëm për të dy. Kjo arrogancë mund t'i bëjë ata të duken edhe më tërheqës në shtrat.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega