INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 shenjat e HOROSKOPIT që nuk dinë të thonë kurrë ''JO''

4 shenjat e HOROSKOPIT që nuk dinë të thonë kurrë ''JO''

Publikuar më: 22:45 23-02-2019

“Jo" është një fjali e plotë dhe pse mungojnë shumë gjymtyrë. Kur dikush shprehet i prerë duke të ndaluar diçka, nuk ka vend për diskutime. Por këtu nuk po flasim për 4 shenja horoskopi që nuk dinë si të thonë “Jo”.

Njerëzit të cilët nuk mund të kundërshtojnë e bëjnë këtë për disa arsye, dhe arsyeja e parë dhe më e spikatur mund të jetë për shkak të frikës së refuzimit. Të zhgënjesh njerëzit, t’i lësh në baltë apo të nxisësh pakënaqësi është gjëja e fundit që 4 shenjat e mëposhtme të zodiakuar duan të bëjnë. Kur frika e konfrontimit është shqetësimi juaj kryesor, atëherë me siguri keni lindur nën këto shenja.

1. Dashi (21 mars - 19 prill)

Dashi kërkon të argëtojë e të kënaqë çdo njeri që njeh.. Ata duan t’u thonë PO të gjithë njerëzve që njohin. Po-ja është një fjalë e fuqishme për dashin, një shenjë pozitive dhe ambicioze. Ku përfundojnë duke lënduar veten, atëherë e kanë vështirë të thonë jo, e sërish do të përpiqen në maksimum për të mos prishur qejfe.

2. Bricjapi (22 Dhjetor - 19 Janar)

Në dallim nga Dashi, Bricjapi nuk thotë PO për të kënaqur të tjerët, por për të kënaqur egon e tij e për t’u treguar të tjerëve sesa vlen. Ata e dinë se e vetmja mënyrë për të arritur gjithçka është të pranosh çdo sfidë. Janë këmbëngulës dhe shpesh surprizojnë dhe veten kur kalojnë pritshmëritë. E gjitha kjo vjen si pasojë e ambicies dhe PO-ve që thonë.

3. Gaforrja (21 qershor - 22 korrik)

Gaforrja nuk mund të thotë jo, sepse nuk beson në asnjë. Ata janë nga ata njerëz, që nëse nuk e bëjnë vetë diçka, nuk kanë besim tek aftësitë e tjetrit. Kjo është aryseja përse ato marrin gjithçka përsipër. Për gaforren asgjë nuk është e pamundur, edhe nëse është për të tjerët, ato do e marrin përsipër.

4.Peshqit

Kjo shenjë miqësore thjesht dëshiron miratimin tuaj 24/7, pa pushim. Peshqit punojnë shumë për të mbajtur afër çdokënd që ata e konsiderojnë mik, e rrethi i tyre duket se është shumë i gjerë. Edhe në rast ata janë kundër diçkaje, nëse një mik u kërkon diçka, ata nuk do të thonë”JO” ! Ndaj njihen edhe si shenjë që shkon nga fryn era, sepse nuk i qëndron besnik mendimit të vet.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715