INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 shenjat e horoskopit që nuk e duan gjumin. E shijojnë jetën zgjuar!

4 shenjat e horoskopit që nuk e duan gjumin. E shijojnë jetën zgjuar!

Publikuar më: 13:27 04-10-2018
Shumica e të rriturve duhet të flenë 7 deri në 9 orë gjumë në mbrëmje . Sidoqoftë, të gjithë e dinë vetë sa orë gjumë kanë nevojë. Por ka disa shenja të zodiakut që nuk flenë shumë. Sipas intv.al bëhet fjalë për : dashin, shigjetarin, ujorin dhe binjakët.
1. Dashi
Është e pamundur të dihet nga vjen  burimi i energjisë i dashit, edhe kur nuk flejnë. Ndonjëherë duket sikur nuk kanë nevojë fare për të fjetur. Ata kanë moton: "Unë do të fle kur unë të vdes ". Sipas ekspertëve ata janë shumë aktivë dhe të qenurit të zënë është gjëja më e mirë për një person të shenjës së dashit.
2. Shigjetari
Shigjetari nuk mund të qëndrojë me mendimin se mund të humbasë diçka. Nëse ata udhëtojnë, ata duhet të shohin dhe të bëjnë gjithçka! Ata nuk do ta lejojnë gjumin t’i pengojë që të shijojnë gjërat që i rezervon jeta. Shigjetarët  e dinë sa I rëndësishëm  është gjumi, por nuk e duan atë t’i marrë kohën e tyre.
3. Ujori
Ujorët  tentojnë të gjejnë mënyra për të fjetur edhe më pak. Është e çuditshme. Ata duan të mendojnë për zgjidhjet e problemeve, kështu që mund të qëndrojnë zgjuar gjatë natës. Ujori, sipas intv.al lufton plakjen,  pra mundohen të shfrytëzojnë çdo çast të jetës për të arritur diçka me vlerë. Nuk duan të humbasin kohën kot!
4. Binjakët
Ata mund të planifikojnë të shkojnë në shtrat në një orë të hershme, por pastaj ata qëndrojnë në rrjetet sociale ose planifikojnë udhëtimin e tyre të ardhshëm deri në orët e vona. Ata e duan gjumin, por vëmendja e tyre shpesh kapet te diçka tjetër përveç gjumit. Mendjen për të bredhur e kanë binjakët!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811