INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Shenjat e horoskopit që nuk jetojnë dot pa mendimin e të tjerëve

4 Shenjat e horoskopit që nuk jetojnë dot pa mendimin e të tjerëve

Publikuar më: 11:11 12-06-2017
Në këtë artikull  keni mundësinë  të shikoni se cilat  janë shenjat e horoskopit që e vrasin mendjen për mendimin e të tjerëve.
Sipas intv.al janë 4 shenja: binjakët, virgjëresha, peshorja dhe peshqit.
Binjakët: 
Ju jeni shumë i butë dhe i dashur me të tjerët. Ju e urreni veten, sepse ju duhet vazhdimisht të siguroheni nga njerëzit e tjerë që jeni duke bërë një punë të mirë. Kjo gjë ndodh, sepse  ju jeni të dashur dhe  presni  të njëjtën gjë në këmbim.  Nëse një binjak merr mendimin e dikujt, e merr atë me zemër.Mos i merrni mendimet e njerëzve të tjerë më seriozisht sa tuajat! Ju nuk i besoni vetes lehtësisht, por përpiquni të ndiqni zemrën tuaj.
Virgjëresha:
Megjithëse ju jeni zakonisht një person me mendje të nivelit të lartë, mendimet e të tjerëve janë diçka që godasin pikat tuaja të dobëta.
Ju jeni  të turpshëm, sepse  kritikoni në shumicën e rasteve veten dhe të tjerët. Sipas intv.al një virgjëreshë shqetësohet  dhe përqendrohet te detajet e punës së të tjerëve, kështu që supozon se të gjithë të tjerët po bëjnë pikërisht të njëjtën gjë për ju.
Peshorja:
Të jesh rreth njerëzve të tjerë është një marrëveshje e madhe për ty. Ju urreni të jeni vetëm, kështu që nga ana tjetër, ju e gjeni veten të rrethuar nga shumë mendime të ndryshme. Kjo funksionon mirë për ju, pasi zakonisht jeni shumë të qetë dhe të ndershëm, por kur dikush ju thotë diçka që ju dëmton filloni të ndiheni shumë keq. Sipas intv.al  ju i urreni konfliktet dhe i  shmangni me çdo kusht.
Peshqit:
Ju jeni një nga shenjat më emocionale, por kjo do të thotë që shpesh ju duket  sikur  ndjenjat tuaja prekin mendimet e njerëzve të tjerë. Merrni pjesë në luajtjen e viktimës dhe kjo mund t’i bezdisë njerëzit e tjerë. Ju urreni kur njerëzit nuk pajtohen me ju dhe mund të mos bëni gjykimin e duhur për ndonjë situatë.
Ju e bëni këtë, sepse doni që të gjithë t'ju pëlqejnë, por kjo është shenjë e pasigurive tuaja. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781