Virgjëresha
Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë shumë të trembur. Ata janë gjithmonë shumë kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve dhe shprehja e emocioneve mund të jetë shumë e vështirë për ta. Ata janë shumë praktik dhe analitik dhe gjërat që kanë të bëjnë me emocionet mund të duken shumë jashtë kontrollit.
Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje shmangin në mënyrë absurde përballjen me çdo lloj përgjegjësie emocionale. Vetë-keqardhja e tyre është e thellë, kështu që të pranojnë se kanë një problem mund të shkaktojë dëm serioz në egon e tyre.
Akrepi
Akrepat janë hutues. Ata luftojnë me xhelozinë, kanë sekrete dhe shpesh keqkuptohen, gjë e cila i pengon ata të ndajnë emocionet. Ata e kanë shumë të vështirë t’u besojnë njerëzve edhe kur i kanë afër.
Ujori
Nëse ka një shenjë që e ka mjaft vështirësi të shpreh veten emocionalisht, ajo është Ujori. Ata ndjejnë dhe mendojnë më thellë se çdokush tjetër, por urrejnë të flasin.