INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 shenjat që tregojnë se dashuroni dikë që nuk ju meriton

4 shenjat që tregojnë se dashuroni dikë që nuk ju meriton

Publikuar më: 20:51 02-02-2017

Marrëdhëniet e qëndrueshme janë ndërtuar mbi besimin reciprok, dashurinë dhe respektin. Kur një person është gjithmonë ai që bën kompromis apo sakrifikon, kjo mund ta çojë atë drejt pakënaqësisë. Nëse partneri juaj vazhdimisht vë veten para teje, është egoist, ose nuk e di fare se çfarë ndjeni ju, me shumë mundësi nuk të meriton. Shpesh herë është e vërtetë se nuk e dimë çfarë kemi, derisa kjo nuk është më. Nuk ka rëndësi se sa shumë e provono, por nuk mund ta ndryshoni dikë. Nëse nuk ju vlerëson për atë çfarë jeni, ai nuk e meriton dashurinë tuaj.

 Ja 4 shenjat që tregojnë se dashuroni dikë që nuk ju meriton:

1-Ai të nënvlerëson ty                  
Nëse partneri juaj, të kritikon vazhdimisht dhe të nënvlerëson, jo vetëm që nuk i interesojnë ndjenjat e tua, por ai pëlqen të të lëndojë. Çdokush që bën shaka me pamjen tënde, peshën, punën, ëndrrat ose besimet, nuk të dashuron.             

2-Të gënjen       
Një marrëdhënie nuk mund të zgjasë pa besim. Një person që meriton dashurinë tënde, do të kuptojë se sa e rëndësishme është të krijosh një marrëdhënie të mbështetur te besimi. Nëse e keni kapur disa herë të dashurin tuaj duke gënjyer, ai nuk e vlerëson të vërtetën. Gënjeshtra është gjtihashtu një formë e mosrespektit.

3- Të tradhëton               
Një partner që të tradhëton nuk e meriton dashurinë tënde. Tradhëtia është një shenjë e egoizmit. Jo vetëm që shkatërron besimin tuaj, por edhe komunikimin, intimitetin, dhe çdo aspekt të lidhjes tuaj. Një tradhëtar nuk ndryshon asnjëherë. Të largohesh prej tij është pak e vështirë, por është e rëndësishme të respektosh veten tënde.

4-Nuk janë të besueshëm         
Atëherë kur ti ke nevojë, shpreson që personi të cilin dashuron, të jetë aty për ty. Nëse ai nuk duket, pikërisht atëherë kur ty të duhet një shpatull për t’u mbështetur, atij nuk i intereson. Ai është i fokusuar te vetja e tij, më shumë se sa te ti. Harrojnë datat e rëndësishme, anulojnë planet në minutën e fundit, ose mungojnë në eventet speciale.

Article Logic
Execution time: 0.001694917678833