INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 Shenjat që tregojnë se “partneri juaj i mirë”, nuk është më i tillë

4 Shenjat që tregojnë se “partneri juaj i mirë”, nuk është më i tillë

Publikuar më: 13:25 23-09-2016
Të kuptosh karakterin e vërtet të dikujt është e vështirë, prandaj duhet të dini të dalloni shumë gjëra.
Ja si ta kuptoni që personi që po dilni, nuk është ai “djali i mirë”:
 
1. Ankohet, kur ju jeni të zënë
Një person që është i interesuar për ju, mirëkupton dhe përpiqet të mos ju vërë në siklet kur jeni të zënë. Ju keni nevojë për të marrë dhe dhënë dashuri. Ky person, nuk është ai që mendoni.
 
2. Ai flet keq për ish-partneret e tij
Nëse fillon të flasë keq, për ish të dashurat, të njëjtën gjë do bëjë edhe me ju. Ai fillon t’i fajësojë ato për çdo gjë. Kujdes, në të ardhmen, mund të flasë kështu edhe për ju!
 
3. I bën komplimenta vetes së tij
Nëse një person është vërtet i mirë, nuk ka nevojë ta shprehë këtë gjë. Nuk duhet të flasësh për veten tënde, pasi  janë të tjerët që ju vlerësojnë. Kjo gjë tregon, se në të vërtet nuk është aq djalë i mirë.
 
4. Bën shumë plane për të ardhmen
Një person që premton duke ju thënë gjëra të ndryshme, në fakt nuk po tregon karakterin e tij të vërtet.  Nëse sapo keni filluar të dilni së bashku, ai flet për shumë gjëra që do bëni si çift, kini kujdes se ndoshta asgjë nga ato që ka thënë, nuk mund t’i realizojë. Veprat flasin më shumë se fjalët.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385