INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 shqiptarë në Eurovizion? Ja kush këndon për Maqedoninë [FOTO/VIDEO]

4 shqiptarë në Eurovizion? Ja kush këndon për Maqedoninë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:12 16-02-2018

U fol se ky Eurovizion do të ‘pushtohej’ nga shqiptarët.

Pas Eugent Bushpepës, Ermal Metës dhe Eleni Foureira të cilët do të përfaqësojnë respektivisht shtetet: Shqipëria, Italia dhe Qipro u tha se kësaj tresheje do t’i bashkohej edhe Shpat Kasapi si përfaqësues i Maqedonisë. Vetë ky i fundit, në një intervistë të dhënë për ‘Pop Culture’ është shprehur se ka dërguar një këngë në jurinë e Maqedonisë e cila vendos edhe për fituesen që do të shkojë në Eurovizion duke përfaqësuar shtetin.

Por si duket kjo do të mbetet thjeshtë në dëshirën e Shpatit sepse radiotelevizioni i Maqedonisë (MRT) ka njoftuar se ‘Eye Cue’ do t’i përfaqësojë ata në Eurovizion 2018 me këngën ‘Lost and Found’.

Ata janë përzgjedhur nga një juri e veçantë mes 382 konkurentëve që u paraqitën.

‘Eye Cue’ janë një nga grupet më të njohura në skenën muzikore maqedonase që në vitin 2008. Ata janë bashkuar me producentin Darko Dimitrov për këngën pjesëmarëse në Eurovizion. Grupi ka përvojë të gjatë në shfaqje dhe është shfaqur në disa festivale ndërkombëtare. Vokalistja kryesore e grupit është Marija Ivanovska.

erytruyrtu.png

Article Logic
Execution time: 0.0024778842926025