INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 shtator, dy gëzimë në një ditë për Beyonce dhe Jay Z [FOTO]

4 shtator, dy gëzimë në një ditë për Beyonce dhe Jay Z [FOTO]

Publikuar më: 11:59 19-05-2016

Pas çdo stuhie, dielli shkëlqen dhe këtë shprehje e vërteton më së miri marrëdhënia e çiftit të famshëm Beyonce-  Jay Z.

 Pas shumë lajmeve, thashethemeve, pikëpyetjeve dhe hamendësimeve për një ndarje mes tyre, vjen lajmi që do t’iu surprizojë të gjithëve. Beyonce dhe Jay Z jo vetëm që nuk do të ndahen, por ata kanë vendosur të martohen...për herë të dytë! Këngëtarja aktualisht është në përfundim të edicionit amerikan të turneut “The Formation Tour”, por kjo nuk e pengon aspak që të bëjë planet edhe për jetën e saj personale. Burime pranë çiftit, të cilët janë shprehur për revistën InTouch ,  bëjnë të ditur se ata po planifikojnë të bëjnë një dasmë madhështore. E nëse do të përmendnim disa detaje nga dasma, ajo do të mbahet në një ishull të Bahamas (Little White Cay) me 4 shtator, çifti do të shpenzojë mbi 20 milionë dollarë për këtë dasmë; një fustan 1 milion dollarësh, i qendisur me diamantë 10 karatësh, shishe shampanjë me vlerë 12.000$ shishja dhe resort mbi 20.000$ nata. Kjo martesë e re me siguri do të jetë një start i ri në jetën e çiftit më të famshëm në Hollywood.

Article Logic
Execution time: 0.0028960704803467