Më 4 Shtator në Vatikan do të mbahet mesha e shenjtë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, me rastin e Shenjtërimit të të pares shqiptare, Nënë Terezës. Me këtë rast, Kisha Katolike në Shqipëri, shpalli programin e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e kësaj ngjarje në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. Nuk ka qënë e rastitësishme dhe dita që ka përzgjedhur Kisha katolike në Shqipëri për të bërë publike gjithë kalendarin e aktiviteteve për këtë ngjarje të shënuar. Ky komunikim bëhet në ditën e lindjes së saj duke falënderuar Zotin për këtë shenjtëreshë shqiptare.
Në njoftimin e Kishësh Katolike janë pasqyruar të gjithë aktivitetet që do të mbahen me këtë rast.
Më poshtë njoftimi i plotë: