INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 shtete të mëdha duan të bllokojnë mbledhjen në OKB për Kosovën

4 shtete të mëdha duan të bllokojnë mbledhjen në OKB për Kosovën

Publikuar më: 08:14 24-10-2018

Katër shtetet të mëdha po mundohen të ndalojnë diskutimin mbi gjendjen në Kosovë, që do të mbahet në mbledhjen e 8 nëntorit në OKB. E përditshmja serbe “Novosti” ka shkruar se Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Suedia do ta sabotojnë mbledhjen e radhës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Raporti i Sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres rreth gjendjes në Kosovë do ishte ishte temë diskutimi edhe në mbledhjen e gushtit. Por, Britania e Madhe si kryesuese e asaj kohe në Këshill të Sigurimit, e refuzoi propozimin e tij.
Njësoj ndodhi edhe në shtator kur kryesues ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, rotacioni i kryesuesve ka kaluar tek Kina e cila në mbledhjen e radhës ka future në rend të ditës raportin e Guterresit për Kosovën.
Edhe pse rendi i ditës ende nuk është konfirmuar, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Suedia mundohen që sërish ta anashkalojnë diskutimin për Kosovën. Për këtë “Novosti” shkruan se Serbia është në kontakt të vazhdueshëm me Kinën duke kërkuar caktimin e rendit të ditës në mënyrë teknike dhe jo mbi bazën politike e kjo mund të arrihet vetëm me votat e shumicës.
Kjo mund të përkthehet se vota e Kinës dhe Rusisë do të ketë peshë të njëjtë me të tjerët ku nga 15 anëtarët e deritanishëm, Kosovën si shtet e kanë njohur nëntë prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039148330688477