INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 skuadra në “vallen” e mbijetesës, zbardhen oraret e ndeshjeve

4 skuadra në “vallen” e mbijetesës, zbardhen oraret e ndeshjeve

Publikuar më: 09:50 22-05-2017

Tashmë kampionati shqiptar ka arritur në fisnish dhe duhet të luhet edhe java e fundit për të përcaktuar se cila skuadër do t’i shkoj mbrapa Korabit drejt Kategorisë së Parë. Janë plot 4 skuadra në “vallen” e mbijetesës.

Në javën e 36-të janë 3 takime që do të vendosin se si do të shkojë fundi i renditjes dhe pse Flamurtari është pothuajse larg rënies pasi ndeshjen e luan kundër Korabit.

Sfida e radhës mes Laçit dhe Teutës mund të quhet surprizë vetëm nëse Teuta tashmë e shpëtuar, i mohon Laçit fitoren.

Ndërkohë që takimi më i rëndësishëm i kësaj jave do të luhet mes dy skuadrave që kanë bërë histori në futbollin shqiptarm Vllaznisë dhe Tiranës. Dy ekipe të cilat kur startoi sezoni nuk e mendonin se gjërat do të shkonin kështu.

Java e 36-të e Superligës, 27 Maj 2017 ora 17:00

Korabi-Flamurtari

Laçi-Teuta

Luftëtari-Kukësi

Skënderbeu-Partizani

Vllaznia-Tirana

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768