INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 të rinjtë që sollën ekspozitën me foto nudo [FOTO +18]

4 të rinjtë që sollën ekspozitën me foto nudo [FOTO +18]

Publikuar më: 13:03 22-12-2017

Rozafoto është ekspozita më e fundit me foto nudo që është hapur në Tiranë. Katër të rinjtë, të nisuar nga pasioni për artin bënë të mundur realizimin e një seti fotografik tërësisht nudo. Ekspozitat nudo nuk janë më një tabu në Shqipëri pasi edhe më parë janë realizuar ekspozita të tilla . Në ekspozitë përveç fotove janë përfshirë edhe piktura dhe grafik dizanji që e bën më interesante ekspozitën. Pjesë të ndryshme të trupit femëror janë vënë në pah nëpërmjet lojës me ndriçimin, duke realizuar në ndonjë rast një kundra dritë të arrirë mjaft mirë.

Intervistë më Matias Bogdani/Ndini : ideatori dhe fotografi  ekspozitës

eks1.jpg

Çfarë përmban kjo ekspozitë?

Kjo ekspozitë përmban një set fotografik nudoje. Në këtë set jan përfshirë 4 modele të cilan kanë realizuar fotot nudo. Gjithashtu në këtë ekspozitë është përfshirë edhe pjesa e grafikë dizanjit që normalisht është nudo që e ben akoma më të veçantë . Përveç fotove në ekspozitë përmban një vidjo art për modelet, që ne ua kemi fshehur indetitetin.

Me çfarë ideje nisi puna për realizim e kësaj ekspozite?

Nisi për një nevojë për ti treguar të paktën vendit ku jetojmë që nudoja është që nëse përkthehet në art do jetë art dhe nuk duam që të shifet në një seksualizim të skajshëm.

Cili është qëllimi i kësaj ekspozite?

Qëllimi është që të thyejmë tabutë e këtij vendi që jetojmë, si për pjesën e modeleve sepse kjo është e rëndësishme që modelet e nudos gjithmonë sulmohen gjitashtu edhe për ne që bëjmë foto ose vidjo, që na thonë që për pak famë na nxjerrin një femër nudo por kjo jë nuk është aspak e vërtetë.

Çfarë simbolizon emri i ekspozitës (Rozafoto)?

Kam dashur që të fusë sa më shumë shqiptarë mbrënda në ekspozitë prandaj e kemi quajtur Rozafoto për shkak të Rozafës, që la një gjoks jashtë, një këmbë jashtë, një dorë jashtë për të rritur fëmijën.

Sa kohë iu është dashur për ta realizuar ?

Na është dashur shumë punë, rreth 6 muaj.

Sa e vështirë ishte të realizoje një ekspozitë nudo në Shqipëri?

Ka qenë shumë e vështirë sepse dhe njrëzit që kanë marrë guximin që të pozojnë nudo kanë pasur dyshime, se ne mund të tregonim indetitetin mund të tregonim kush ishin porn ë fund farë e kuptuan që ishta jashtë mase më e lehtë seç menduam neve.

A ishte e lehtë për të bindur një femër për të pozuar nudo?

Ishte goxha e vështirë pë ti bindur por që na dhanë mundësinë. Ata pranuan pasi edhe atë vetë kanë dhënë mesazh pa e dhënë ne.

A janë ekspozitat nudo një tabu që duhet thyer në vendin tonë?

Ka pasur shumë ekspozita nudo në Shqipëri dhe nuk janë më tabu që të thyhen por qe dallohen nga ideja dhe mesazhi që duam të përcjellim ata.

Keni pasur kritika ose paragjykime për ekspozitën?

Deri më tani nuk kam pasur pasi asnjë person nuk e ka ditur, madje as prindërit tanë. Do isha shumë I lumtur që të na bënin kritika se sat ë na thonin bravo.

Si e ka pritur publiku?

E kanë pritur jashtëzakonisht mirë dhe thanë fjalë që unë nuk I imagjinoja.

A ka pasur interes nga vizitorët?

Interes ka pasur shumë deri më tani por presim edhe më shumë në vazhdim pasi jot ë gjithë e dinë që është hapur një ekspozitë e tillë.

Cili është mesazhi që do u jepnit të rinjve?

Mesazhi është që cdo person që kanë aftësi të artit të ecin sa më shumë përpara, mos kini frikë!

E hapur deri me 26 dhjetor.

collagestopui.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832