INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 TRUKET që ju ndihmojnë ta mbani sa më gjatë ngjyrën e marrë nga plazhi

4 TRUKET që ju ndihmojnë ta mbani sa më gjatë ngjyrën e marrë nga plazhi

Publikuar më: 20:25 20-08-2019

Bëni një muaj plazh dhe në tetor nuk keni asnjë grimë ‘ngjyrë çokollate’ në lëkurë? Epo, nuk mjaftojnë vetëm kremrat e mirë që përdorni, duhet të kujdeseni edhe më pas, që nxirja të zgjasë. Me ca këshilla të vogla mund t’ia dilni të keni ngjyrë të bukur lëkure. Si?

Ushqyerja

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrë portokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do ju lënë asnjëherë në baltë.

Mos bëni dushe me ujë të nxehtë

Së pari duhet të shmangni ‘zhytjet’ e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.

Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur

Së pari duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajrat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme, sipas revistapsikologji. Nëse ju janë bërë të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimcat që depërtojnë thellësisht në të.

Përdor vajrat e duhur

Përzierjet e vajrave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bjerë menjëherë në sy

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605