INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 ushtrime për të reduktuar celulitin

4 ushtrime për të reduktuar celulitin

Publikuar më: 12:30 22-10-2020

Celuliti nuk ishte një çështje bukurie 40 deri 50 vjet më parë, por tashmë duke e vënë gjithnjë e më shumë theksin tek shëndeti dhe palestra, heqja efektive dhe efikase e celulitit është kthyer në epiqendrën e industrive mjekësore dhe të bukurisë. Megjithatë, është e lehtë të kuptohet pse dikush do të dëshironte të bënte gjithçka që mundet për të eleminuar celulitin kokëfortë nga trupi i tij.

Duke kombinuar një regjim të shëndetshëm ushqimir me aktivitetin fizik ju mund të shikoni rezultatet që dëshironi.

Këto jane katër ushtrime të thjeshta që mund të ndiqni për të minimizuar këtë fenomen:

1- Jumping Jacks: Ushtrimi i thjeshtë me kërcim është një fillim i mirë. Shumica e mbajnë mend nga fëmijëria se si të bëjnë hedhje.

2-Walking and Stair Climbing: Asnjëherë mos i thoni ‘jo’ mundësisë për një stërvitje të shkëlqyeshme. Minimizoni sa më shumë përdorimin e ashensorit. Përpiquni të përdorni shkallët sa herë që ngjiteni në zyrë ose në një qendër tregtare. Kjo ofron përfitime aerobike të njëjta si ato të ushtrimeve të djegies së dhjamit.

3- Pedaling: Shtrihuni në shpinë në dysheme. Ngrini të dy këmbët dhe lëvizini ato në një trajektore rrethore sikur të jeni duke pedaluar një biçikletë të padukshme.

4- Semi-Squats: Qëndroni në këmbë me krahët e zgjatur drejt për të mbajtur ekuilibrin. Duke mbajtur shtyllën kurrizore drejt, përkulni ngadalë gjunjët dhe uluni sa më shumë të mundeni. Qëndroni në këtë pozicion për rreth 10-15 sekonda, pastaj kthehuni ngadalë në pozicionin fillestar. Përsëriteni.
Të gjitha këto ushtrime për celulitin mund të kryhen gjatë kohës suaj të lirë, pasi ato nuk kërkojnë pajisje të shtrenjta apo hapësirë të madhe. Ushtrimet e thjeshta mund të bëjnë mrekulli për sa kohë që ato praktikohen në një mënyrë të qëndrueshme dhe të disiplinuar. Mos harroni se këto ushtrime duhet t’i kombinoni me një dietë të mirë ushqimore.

Thjesht duke bërë disa përsëritje dhe më pas të hiqni dorë nuk do të prodhojë rezultate të dukshme. Për të përfituar sa më shumë nga këto ushtrime, duhet t'i përsërisni ato derisa muskujt tuaj të lodhen dhe të mos jenë në gjendje të vazhdojnë. Bëjeni këtë çdo ditë, për të paktën 6 javë. Do të habiteni nga transformimi që do të shikoni.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488