Enca Haxhia dhe Noizy publikuan pesë vite mq parë duetin e tyre me titull “Bow Down”, i cili u kthye menjëherë në hit. Krejt papritur marrëdhënia shoqërore mes tyre mori fund, e prej disa vitesh ata nuk flasin me njëri-tjetrin. Madje këngëtarja është shprehur më herët që nuk do bashkëpunonte kurrë më me reperin e njohur.
Në vitin 2017 u tha se Noizy e përzuri këngëtares nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.
Së fundmi, me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Bow Down” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në “InstaStory” një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku duket dhe Noizy.
Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.
“5 vjet nga Bow Down sot”, shkruan ajo duke e etiketuar Noizyn.
Nuk e dimë nëse në privat ai i ka kthyer përgjigje, por në rrjetet sociale nuk i ka ripostuar videot që publikoi Enca.
Për më tepër ai ka qenë aktiv në Instagram pasi ka bërë postime të ndryshme, por ato të Encës nuk i ka ripostuar. E siç duket i ka bërë block, pasi po të klikosh te emri i Noizyt, nuk të çon te profili i tij.