Kjo mund të tingëllojë si një sfidë për pjesën më të madhe të fëmijëve që e lexojnë . Por besojeni ose jo, kjo vajzë 4 vjeçare ka lexuar plot 1000 libra.
Daliyah Marie Arana nga Gainesville, Gjeorgji, nisi të lexonte që kur nisi të kuptonte fjalët në moshëj 18 muajshe.
Ajo tashmë lexon libra të shkruar për studentët e Universitetit dhe ka nevojë për ndihmë vetëm në rastet kur nuk kupton ndonjë fjalë “të madhe. Në raste të tilla pyet prindërit e saj.
Mamaja e vajzës u shpreh gjatë një interviste se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin filluar leximin për Daliyah-n që kur ajo kishte lindur. Ajo tha gjithashtu se Daliyah i dëgjonte ata teksa iu lexonin libra dy fëmijëve të tjerë.
“Ne lexonim çdo ditë nga 15 deri në 20 minuta. Në kohën kur ajo ishte 18, 19 muajsh e kuptuam se njihte pjesën më të madhe të fjalëve.
Kur vajza bëri 3 vjeç, kishte nisur të lexonte libra pa ndihmën e askujt. Mendohet të ketë lexuar 1500 libra që kur nisi të lexonte kur ishte në kopësht.
Daliyah shpreson që një ditë të bëhet një bibliotekare dhe të inkurajojë fëmijët e tjetër për të lexuar.