INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
40% e grave fitojnë lirinë në burgun 325

40% e grave fitojnë lirinë në burgun 325

Publikuar më: 16:26 09-12-2016

Vetëm në burgun 325 në Tiranë janë plot 28 gra të dënuara që do të përfitojnë nga amnistia, projek i Ministrisë së Drejtësi.  Janë rreth 40% që do të fitojnë lirinë nga ky udhëzim.  
Historitë e grave në institucionet e dëniminit i ngjajnë njëra tjetrës, fundi i së cilave është i dhimbshëm. 40% e tyre vuajnë dënimin për shkak se kanë kryer veprën penale të vrasjes ose “tentativë e mbetur në vrasje” nga dhuna në familje.
Ndërkohë pak ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës draftin e ministrisë së Drejtësisë, për amnistinë e fundvitit për të dënuarit për vepra penale.
Gjithë parashikimet e ministrisë së Drejtësisë për kriteret e të dënuarve që lirohen apo dhe të atyre që përfitojnë ulje dënimi kanë kaluar me unanimitet.
Sipas draftit tw miratuar nw qeveri, nga amnistia do të përfitojnë mbi 80 për qind të të dënuarve në të gjithë vendin me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme, ose për vepra penale kundër jetës dhe lirisë së personit apo për vepra të rënda seksuale.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625