INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
40% e ndërmarrjeve në Shqipëri me staf të pa aftë

40% e ndërmarrjeve në Shqipëri me staf të pa aftë

Publikuar më: 08:46 25-08-2018

Mungesa e aftësive dhe mos përgatitja e mirë profesionale vijon të jetë një shqetësim kryesor për tregun e punës në Shqipëri.

Një anketim i bërë nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, zbuloi se 2560 biznese në vend për aftësitë në punësim tregojnë se 40% e ndërmarrjeve mendojnë se stafi i tyre nuk kishte aftësi. Kjo përqindje është më shumë se dyfishi i anketës së vitit 2014, ku vetëm 14% e bizneseve të anketuara thanë se stafi i tyre është i paaftë.

Sipas ekspertëve të studimit, rritja e numrit të bizneseve që nuk janë të kënaqura me aftësitë e punonjësve është rritur për shkak të rritjes me 28% të numrit të të punësuarve në vitin 2014. Nga ana tjetër, bizneset kanë rritur kërkesat për aftësinë e punonjësve, për shkak të konkurrencës.

Sektori që vuan më shumë nga mungesa e aftësive janë kompanitë e ujësjellësve, menaxhimit të mbetjeve dhe minierave, respektivisht 71% dhe 66.6% e kompanive në këtë sektor.

Po ashtu vuajnë nga mungesa e aftësive të punonjësve sektorët e informimit dhe komunikimit, artit dhe argëtimit, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe profesionale, shkencore dhe teknike, të cilat kërkojnë aftësi specifike. Edhe sektori i shërbimeve vuan nga mungesa e aftësive. Më shumë se 58% e bareve dhe 70% e restoranteve, që përfaqësojnë më shumë se 13% të bizneseve të vogla nuk janë të kënaqur me aftësitë e kamerierëve dhe baristëve të tyre.

Numri më i madh i ndërmarrjeve të pakënaqura me aftësitë e punonjësve të tyre është në Veri dhe Jugperëndim, përkatësisht 63.1% dhe 55.5%

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504