INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
40% e popullsisë inaktive! Sipërmarrësit të ndarë, në disa qarqe besojnë më shumë tek gratë se tek burrat

40% e popullsisë inaktive! Sipërmarrësit të ndarë, në disa qarqe besojnë më shumë tek gratë se tek burrat

Publikuar më: 10:48 21-05-2019

40% e popullsisë shqiptare në moshë pune është joaktive. Sipas Bankës Botërore, ky është një ritëm është shumë më i lartë krahasuar me shtete të ngjashme me ne në Bashkimin Europian. Më e theksuar është tek gratë dhe personat me nivel të ulët arsimor.
INSTAT për 2018 ka bërë dhe një ndarje sipas gjinisë, se ku janë përqëndruar më “punëtorët” dhe më “dembelët”. Gratë dibrane janë më punëtore se burrat.
Shkalla më e lartë e inaktivitetit te meshkujt në vend është në Dibër, 42%. Më pas renditet Kukësi, që e ka shkallën e inaktivitetit 36%. Më pas vijnë durrsakët duke u renditur në vend të tretë me 35.8%. Në të katërtin renditet Tirana, që e ka këtë tregues në nivele të përafërta me Durrësin, me 35.5%. Për pasojë në këto 4 rrethe gratë janë më punëtoret se burrat.
Ndërsa meshkujt më “punëtorë” mund t’i gjejmë në Shkodër, Vlorë dhe Fier.
Pavarësisht se gratë kanë bërë shumë progres sërish inaktiviteti në radhët e tyre është më i lartë në krahasim me meshkujt. Shumë gratë zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët. Në shtëpi shërbejnë kryesisht gratë që jetojnë në qytetet e mëdha, për shkak se dhe niveli i të ardhurave për frymë është më i lartë. Nivelin më të ulët të inaktivitetit e mbajnë gratë e Elbasanit, me rreth 37%.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326