Një krim i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një shtetas ka plagosur me thikë vëllain e tij.
Arjol Llapushi 40 vjeç, ka plagosur me thikë vëllain e tij 48 vjeçar brenda në oborrin e banesës së tij në Kamëz, në rrugën “Fredi Shega”.
Nuk dihet ende motivi përse vëllezërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë Ambulanca dhe Forcat e Policisë që kanë arrestuar menjëherë te dyshuarin./newsbomb.al/