Ditët e fundit Fero ka qenë në qendër të mediave rozë, jo për lidhjen me Arbenitën, por për “sherret” virutale me Robert Berishën dhe për shkak se ka kërkuar duel repi me Mc Kreshën, Lyrical Son dhe BimBimma.
Pasi reagoi për deklaratat e Feros, Robert Berisha ka zgjedhur të flasë edhe për përballjen e hip-hopit që ka kërkuar reperi i ri.
I ftuar në emission “Ora e Mbrëmjes”, Roberti i sugjeroi Feros që të mos të merret me njerëz më të mëdhenj se vetja dhe se ka një vetëbesim të lartë, që nuk duhet t’a ketë.
“Hallall i qoftë se çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam qëndruar një herë me të, në një koncert në Zvicër para 3 vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me më të vjetërit, edhe sikur mos të kenë asnjë hit, mos u merr me çmimet e të tjerëve. Ma kishe bërë çmimin 400-500 euro dhe i thashë: Ma paske rrit, se unë ato para unë i ndajë me dy muzikantët e mi. BimBimma, Festimi, Mc Kresha në gjumë bëjnë rep, kanë përvojë sa ka vjet Fero. Por kjo është një lojë, këta që e bëjnë, shyqyr këtu te ne që nuk gjuajnë me armë si në Bronx, Neë York, se këtu nuk gjuajnë me bë emër, po vetëm me fjalë. Besomë që kur shihen në aeroplan përshëndeten me njëri-tjetrin: Si je a je mirë?”, ka thënë Roberti.
Ora e Mbrëmjes - 20.08.2020Robert Berisha: MC Kresha e BimBima kanë vite përvojë në muzikë më shumë se sa Fero ka vite jetë
Posted by Klan Kosova on Thursday, August 20, 2020