INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

42 operacione plastike për t'u dukur si kukulla Ken

Publikuar më: 09:23 28-03-2016

Rodrigo Alves, është djali që u bë i famshëm pas 42 operacioneve plastike për t'u dukur si kukulla Ken. Ai shpenzoi plot 305 mijë paund  në kirurgji plastike për tu bërë një mashkull “ideal”.

95 mijë paund vitet e fundit i shpenzoi  për zmadhimin e masave trupore. Stjuardezi  arriti të shpenzojë 10 mijë paund për  ngritjen e të pasmeve, 24 mijë paund për silikonin  e gjoksit dhe 48 mijë  për krijimin  e muskujve të barkut.

Djali nga San Paulo i Brazilit, shprehu se nuk ka pasur kurrë qëllim të dukej si kukull plastike, por tashmë ai ka gjetur paqe me veten e tij.

“Kam lindur në trupin  e gabuar. Shpirti im nuk krahasohej  me trupin e dikurshëm, por tashmë po. Unë kurrë nuk kam dashur të jem si Ken. Por kanë qenë komentet e njerëzve ato qe kanë  thënë sesa të ngjashëm jemi. Unë jam i lumtur me pamjen time dhe do të vazhdoj me kirurgji”, ka thënë ai për Mirror

Article Logic
Execution time: 0.002086877822876