Një 42 nga Maqedonia ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit. Mësohet se 42 vjeçari U.B., tentoi të korruptojë policin pasi u kap në shkelje të Kodit Rrugor. Shtetasi U.B., gjatë udhëtimit me automjetin e tij nuk kishte vënë rripin e sigurimit, e në momentin që është ndaluar nga unformat blu, ai i ka ofruar 1000 lekë policit me qëllim për t'iu shpëtuar masës administrative. Në këtë moment kanë ndërhyrë uniformat blu, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit maqedonas.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
U.B., 42 vjeç, banues në Maqedoni.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan– Librazhd, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një kartëmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartëmonedhën 1000 lekëshe”.