INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
42-vjeçarja vdes në spital, duke e çuar në 88 numrin e viktimave të zjarrit në Greqi

42-vjeçarja vdes në spital, duke e çuar në 88 numrin e viktimave të zjarrit në Greqi

Publikuar më: 11:11 28-07-2018

Një grua 42-vjeçare, e cila ishte në kujdesin intensiv pasi kishte djegie të shumta në trup nga zjarret vdekjeprurëse që depërtuan qytetin bregdetar të Matit në Athinë, vdiq këtë të shtunë herët në mëngjes, duke e çuar numrin e viktimave në 88-të. Të premten mbrëma, autoritetet gjithashtu identifikuan trupat e vajzave binjake nëntëvjeçare dhe gjyshërve të tyre që u zhdukën pas zjarreve. Trupat e tyre ishin në mesin e një grupi viktimash të marrë  nga ekuipazhet e emergjencës të martën. Ata ndodheshin së bashku pranë majës së një shkëmbi me pamje nga plazhi. Lajmi u raportua nga transmetuesi SKAI nga hetuesi privat që familja kishte punësuar për të gjetur fëmijët.  Një total 46 persona po trajtohen për djegiet në spitale në Athinë, nëntë prej tyre janë në kujdes intensiv. Dy fëmijë mbeten në spital por autoritetet thonë se plagët e tyre nuk janë kërcënuese për jetën. Pesë ditë pas flakës vdekjeprurëse, ka ende konfuzion mbi numrin e të zhdukurve. Laboratori  i Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë së Shkollës Mjekësore të Athinës tha se ka kryer autopsitë në 86 trupa, nga të cilët vetëm 25 janë identifikuar. Burimet i shpjeguan “Kathimerinit”, se në 48 orët e para pas zjarreve, disa autoritete shkruajtën listat e personave të zhdukur, që do të thotë se të njëjtët njerëz mund të regjistrohen dy herë ose më shumë. Nënkryetarja e bashkisë së Maratonës, Dimitra Lambarou, e cila ka juridiksion administrativ mbi qytetin bregdetar të shkatërruar në Mati, bëri publik të shtunën vendimin  për t’u dorëhequr pas zjarreve vdekjeprurëse. "Meqë askush tjetër nuk edha dorëheqjen , unë do ta jap atë", tha ajo të shtunën për televizionin SKAI. "Më vjen shumë turp për të gjithë ata njerëz që janë në pozita përgjegjëse", tha ajo dhe e akuzoi kryebashkiakun Marathonas, Ilias Psinakis, se "nuk po ngihej për këtë ngjarje". Mati, 29 km në lindje të kryeqytetit, është një vendpushim popullor për pushuesit grekë, veçanërisht pensionistët dhe fëmijët në kampe.

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749