Një “zjarr” i ri po “djeg” Flavio Briatoren. Sipërmarrësi i famshëm italian, i njohur sidomos si drejtues në Formula 1, mësohet se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me Elisabetta Gregoracin.
Bukurushja që i ka rrëmbyer zemrën 68-vjeçarit është modelja 24-vjeçare Taylor Mega.
Lajmi është zbuluar nga e përjavshmja italiane “Chi”, që shpjegon se çifti është njohur gjatë verës në Sardenja. 44 vitet diferencë në moshë nuk e kanë penguar Briatoren për t’ia rrëmbyer zemrën modeles së famshme.