Ka nisur procesi i numërimit në disa qendra të numërimit të votave. Lajmi është bërë publik nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë transmetimit të të dhënave të fundit mbi procesin zgjedhor. Mësohet se numërimi i votave ka nisur në zona të vogla zgjedhore si në Pustec, ndërsa në qarqet e mëdha ende nuk ka nisur numërimi, por vijon transportimi i kutive drejt KZAZ-ve. Në daljen e saj zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj deklaroi se nga të dhënat e mbërritura në KQZ nga 46.55% e qendrave të votimit pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje arrin në 45.17%, nga këto 26.99% femra dhe 30.53% meshkuj.