Punimet në akset rrugore në vendin tonë krijojnë kaos. Po nëse shqiptarët janë mësuar disi, turistët nuk e konceptojnë dot dhe ndihen shumë të bezdisur.
Punimet që nisën sot në askin Vorë-Rinas-Fushë Krujë, kanë sjellë jo pak vonesa për agjensitë turistike si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Për mikrofonin e IN TV përfaqësuesi i një Agjensie turistike nga Kosova ka thënë se po përballen shpesh me këtë problematikë.
''Po shumë shpesh kaloj. Kam agjenci turistike dhe sjell turistë nga Kosova në Shqipëri. Turistët bezdisen kur pengohen'' pohon ai.
Po fillimi i punimeve në këtë segment rrugor me fluks mjaft të lartë në qarkullim, ka krijuar mjaft probleme dhe për shqiptarët ku madje ka patur edhe të painformuar për nisjen e punimeve dhe devijimin e rrugës.
'' Po kaloj shpesh '’ thotë një drejtues mjetesh ndërkohë një tjetër thotë: ‘’Po u bllokua s’do bëjmë dot as kolaudimin’’
Punimet në aksin Vorë -Rinas- Fushë Krujë do të zgjasin 45 ditë. Ky është projekt i Bankës Botërore dhe punimet sipas ARRSH parashikojnë rehabilitimin e asfaltit në të gjithë gjatësinë dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore.