Një 45 vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë. Mësohet se një sasi prej 5 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Dibrës në kuadër të një operacioni të koduar “Dobrova”.
Lënda narkotike është sekuestruar në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në hyrje të lagjes “Dobrovë”.
Policia sqaron se lënda narkotike ishte vendosur në pjesën e pasme të një automjeti tip Mercedez Benz, që drejtohej nga shtetasi Arjan Çela. 45-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia.
Njoftimi i policisë:
“Si rezultat i operacionit, më datë 11.12.2016, rreth orës 23:30, në aksin rrugor Maqellarë -Peshkopi, në hyrje të lagjes Dobrovë të qytetit Peshkopi u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie të dyshuar si lëndë narkotike canabis sativa me peshë rreth 5 kg, në sediljen e pasme të automjetit Mercedez Benz me targa AA 177 OG, që drejtohej nga shtetasi Arjan Çela”.