Policia britanike ka arrestuar një çift shqiptarësh dhe janë në pritje të vendimit të gjykatës angleze në Manchester pasi drejtonin një rrjet ndërkombëtar të prodhimit dhe përpunimit të kanabisit.
Sipas mediave lokale, në pranga kanë rënë Besnik Hoxha, 32 vjeç dhe gruaja e tij Ifigjenia Cipi, 31 vjeçe, pasi ishin përfshirë në një rrjet kriminal të trafikut të drogës që përfshinte disa zona kyçe në Angli.
Fitimet prej 5.5 milionë paundësh britanikë, 32-vjeçari i xhironte përmes një llogarie të hapur nga gruaja e tij me emër të rremë. Gjatë një periudhe dy-vjeçare Hoxha ka derdhur në llogarinë e rremë të gruas së tij rreth 20 mijë paund, raporton “Manchester Evening News”.
‘Dyshohet se shqiptari posedonte 10 ferma kanabisi në Manchester, Sheffield dhe Sëindon’- tha prokurori Neil Fryman. Ndërkohë të dy kishin përdorur emra të rremë, karta të rreme identiteti, madje edhe me kombësi greke.
Sipas mediave vendase, çifti shqiptar u zbulua pasi bënin jetë luksi dhe shpenzonin shuma marramendëse parash. Çifti shqiptar ka dy fëmijë dhe jetojnë në Cedric Road, Crumpsall.