INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Arsye pse është mirë të qeshni

5 Arsye pse është mirë të qeshni

Publikuar më: 12:22 20-05-2016
Thonë se e qeshura të zgjat jetën dhe se është më mirë të qeshim, se të mërzitemi duke qëndruar të ngrysur në fytyrë.
Ja efektet pozitive që ka e qeshura në jetën tonë.
 
1. Dukeni më të rinj
 Tërheq lekuren e fytyres dhe ju  ben te dukeni me te rinj. Ilaçi kryesor për të qenë të rinj gjithmonë, është të qeshni sa më shumë.
 
2. Largon mendimet negative
Kur qeshni, harroni gjërat jo të këndshme që ju kanë ndodhur. Kur qeshni, është e pamundur të mërziteni.
 
3. Forcon sistemin imunitar
Nëse provoni të qeshni në shumicën e rasteve, do kuptoni se sistemi juaj imunitar do jetë më i fortë dhe pa probleme.
 
4. Krijoni vetbesim
Personat që në shumicën e kohës, qeshin reflektojnë më shumë vetbesim tek të tjerët. Kjo nuk do të thotë se jeta e tyre nuk ka asnjë problem, por thjesht nuk i trasmetojnë stresin e tyre. Ata i mbajnë për vete problemet e tyre dhe nuk i shqetësojnë të tjerët. Kjo gjë i bën ata të duken miq të mirë.
 
5. Largon humorin e keq
Trupi juaj do  te çliroje endorfinat, ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. Prandaj, sa më shumë të qeshni, aq më shumë do ndiheni të lumtur në jetë tuaj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775