INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Arsye pse meshkujt nuk duan lidhje serioze

5 Arsye pse meshkujt nuk duan lidhje serioze

Publikuar më: 11:17 19-07-2016
Femrat e pyesin veten pse meshkutj nuk duan të krijojnë lidhje serioze.
Ata kanë frikë nga angazhimet dhe i shmangin përgjegjësitë për të krijuar diçka serioze. Ja disa arsye pse nuk duan të lidhen seriozisht me dikë:
 
1. Pasiguria e zgjedhjes
Ata e kanë shumë të vështirë të zgjedhin, prandaj mundohen ta zgjasin sa më shumë lirinë e tyre. Pasiguria e zgjedhjes i bën ata të mendojnë gjatë, nëse vërtet duan të krijojnë diçka serioze me dikë.
 
2. Frika e braktisjes
Mund të duket e çuditshme, por edhe meshkujt kanë frikë se partneri mund t’i braktisë. Ata nuk e shfaqin hapur këtë frikë, por duke refuzuar të krijojnë lidhje serioze, e reflektojnë më së miri.
 
3. Koha e humbur
Ata nuk kanë dëshirë të humbasin kohën e tyre me dikë që nuk i dihet nëse është e duhura, apo jo. Meshkujt mendojnë më thellë, duke marrë parasysh mundësinë e ndarjes dhe kjo gjë i tremb. Koha për ta është e rëndësishme.
 
4. Lidhja serioze është një problem
Disa meshkuj mendojnë se nëse i futen një lidhjeje serioze do i hapen probleme. Në disa raste  për ta është një problem më tepër, prandaj nuk duan të përfshihen më shumë në një lidhje.
 
5. Humbja e argëtimit
Nëse meshkujt krijojnë lidhje serioze, duhet të largohen nga argëtimet që kanë bërë dikur. Kjo është pjesa më e vështirë për ta pranuar, pasi për ta aventurat dhe argëtimet janë gjërat më të bukura në jetë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0025291442871094