INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 arsye pse ndarja ishte një gabim i madh

5 arsye pse ndarja ishte një gabim i madh

Publikuar më: 11:45 27-04-2017

“Largohuni, lëreni të kaluarën prapa”, janë vetëm disa nga këshillat e famshme që automatikisht i merrni nga miqtë më të mirë, por jo gjithmonë kanë të drejtë.

Edhe pse këto këshilla janë për qëllime të mira, por ne sërish nuk arrijmë të bëhemi mirë dhe ta tejkalojmë situatën duke lënë gjithçka pas nesh.

Në vend që të mendoni për lidhjen tuaj se a duhet ta leni në të kaluarën, pyesni veten: çfarë nëse miqtë kanë arsye të gabuar për këto këshilla? Çfarë nëse ish partneri juaj meriton një shansë të dytë? Në vazhdim po ju sjellim 5 këshilla që tregojnë se ndarja juaj ka qenë një gabim i madh (dhe se ka ende kohë dhe shpresë për ta rregulluar).

1. Ju mungojnë gjërat që keni bërë për ish partnerin tuaj
Si ta kuptoni nëse vërtetë e doni dikë? Në momentin që e dëshironi lumturinë e tij, pa marrë parasysh a është me ju, ose jo!

Pas përfundimit të lidhjes, është shumë logjike që jut ë ndjeni nostalgji të padurueshme dhe një ndjenjë të mungesës së gjërave që i keni bërë së bashku? Megjithatë, kjo nuk është arsye që ti ktheheni lidhejs vetëm për shkak të ndjenjës së nostalgjisë dhe mungesës së gjërave të përbashkëta. Nëse ju mungon fytyra e tij e lumtur, detaje që keni bërë për ta kthyer buzëqeshjen e tij, atëherë këto janë shenja që ju nuk jeni vetiak dhe se bëhet fjalë për dashuri të vërtetë. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë që të vdesë, duhet të vazhdojë të lulëzojë, apo jo?

2. Ju mungojnë edhe gjërat e” këqija”
Kur dashuroni dikë, konfliktet e vogla apo zënkat e herëpashershme vetëm se e përforcojnë marrëdhënien tuaj. Ashtu siç ndodhë në palestër, pa dhimbje dhe përpjekje nuk ka rezultate të mira.

Nëse i ktheheni pas kujtimeve kur keni pasur ndonjë konflikt apo zënkë dhe pajtimi i mënjëhershëm i juaji ka qenë moment më i bukur, dhe se arsyeja e konfliktit ka qenë i parëndësishëm, definitivisht duhet ta mendoni nëse ndarja ka qenë një vendim i mirë.

3. Mendoni se momentet më të mira që i përjetoni do ti kalonit edhe më mirë në praninë e tij
Një nga treguesit e dashurisë është se të gjitha momentet dëshironi ti ndani së bashku me partnerin, si ato të mira, por edhe ato më trishtueset apo të hidhurat. Nëse ende mendoni për ato momente që keni pasur përkrahjen e tij dhe se do ndjeheshit më mirë sikur ti përjetonit së bashku me të, ju duhet patjetër ti bëni disa pyetje vetes për arsyen e ndarjes.

4. Tentoni ta bëni xheloz
Po, thonë se hakmarrja është treguesi më i mirë për ti treguar partnerit se ju jeni të lumtur pa të. Megjithatë, nsëe ju tentoni ta bëni atë xheloz, ndërsa veten të lumtur, ju nuk do të arrini sukses. Për çfarë? Njerëzit të cilët kënaqen me lumturinë e tyre, nuk kanë kohë të mirren me xhelozinë e tjetrit. Nëse ju ende shëetësoheni se çfarë mendon ai për ju, ndoshta është një shenjë se duhet ta ktheni partnerin në jetën tuaj.

5. Të gjithë meshkujt potencial i krahasoni me ish partnerin tuaj (dhe, asnjëri nuk e zëvendëson atë)
Thellë në zemrën tuaj ende mendoni për gjërat e veçanta rreth tij dhe se e keni të vështirë ti kompenzoni tek dikush tjetër. Megjithatë, nëse dashuria juaj dhe pëlqimi për të nuk kanë qenë mjaftueshëm të fortë, kjo lidhje shumë shpejt do të zbehet.

Article Logic
Execution time: 0.0023269653320312