IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
5 arsyet pse shkolla po i dëshpëron fëmijët

5 arsyet pse shkolla po i dëshpëron fëmijët

Publikuar më: 21:38 21-02-2017

Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyrë në shkollë çdo ditë duke besuar se mësimet në shkollë do i bëjnë ata më inteligjentë, të shoqërueshëm dhe të gatshëm për të përballuar sfidat e jetës. Ata besojnë se fëmijët janë në duar të sigurta, por me siguri do të jetë shokuese për ju, nëse dini 5 arsyet se pse dërgimi i fëmijëve për në shkollë në mëngjes, mund të vonojë procesin e rritjes së tyre dhe rrit depresionin te ata.

1-Shkolla i mëson fëmijët se çfarë duhet të mendojnë  
Nxënësit mund të mësojnë në shkollë, por atyre u thuhet se çfarë të mendojnë, në vend se t’i tregojnë se si të mendojnë.Ata nuk mësojnë se duhet të mendojnë logjikisht dhe të zhvillojnë përfundimet e tyre. Por u thuhet se duhet të besojnë çdo gjë që tregon mësuesi i tyre, edhe nëse e kuptojnë atë ose jo.

2. Shkolla i mëson fëmijët të kenë frikë nga dështimi     
Shkolla i mëson fëmijët se rezultat e tyre të provimit dhe notat janë ato që kanë me të vërtetë rëndësi. Atyre u thuhet se duhet të mësojnë për të kaluar provimet. Ata që dështojnë në provim, shihen me përçmin dhe konsiderohen si dështakë. Pra kjo i mëson fëmijët të kenë frikë dështimin, një mësim që do ta kenë për gjithë jetën.

3-Shkolla i mëson fëmijët të mos jenë kreativ   
Fëmijët kanë një imagjinatë të mrekullueshme. Por, kur ata janë në shkollë, imagjinata e tyre ndrydhet. Të fillosh një karrierë artistike është parë se nuk është fitimpruresë. Dhe fëmijët në vend që të shprehin mendimet, ndjenjat apo aftësitë e tyre mes pikturës, muzikës apo teatrit, ulen në një tavolinë në një klasë, ku mësojnë mësime të mërzitshme, që nuk ndihmojnë për të përmirësuar mendimet e tyre.

4-Shkolla i mëson fëmijët që ta lidhin suksesin me paratë            
Nxënësve u mësohet se qëllimi kryesor në jetë është të fitosh një rrogë të mirë. Ata po konfuzojnë fitimin monetar me një jetë të suksesshme. Në këtë mënyrë atyre u mësohet se duhet të sakrifikojnë pasionet e tyre për një punë që u sjell fitime. Ata ndalojë së ndjekuri ëndrrat e tyre për të filluar një punë të mërzitshme dhe momonte, sepse vetëm kështu mund të bëjnë para dhe të shihen si të suksesshëm.

5-Shkolla u mëson fëmijëve të përshtaten          
Fëmijëve u mësohet se duhet tu binden urdhrave në shkollë, dhe duhet të ndjekin me përpikmëri atë që u thuhet. Kur të flasin apo të lëvizin, duhet të marrin leje. Kjo bën që ata të ndalojnë së dëgjuari zërin tyre të brëndshëm dhe i ndalon të mendojnë për veten. Shkolla i mëson fëmijët të përshtaten, gjë kjo që mund ti çojë në depresion ata, dhe do të ndihen të paplotësuar.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939