INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 dekada dhe mbi 200 filma, Jackie Chan më në fund nderohet me një Oscar [FOTO]

5 dekada dhe mbi 200 filma, Jackie Chan më në fund nderohet me një Oscar [FOTO]

Publikuar më: 16:27 13-11-2016

I ati i tij e ka pyetur gjatë gjithë kohës Jackie Chan se pse në listën e shumë çmimeve të tij, nuk ka një Oscar. “Thjesht e shikoj atë dhe i them Ha ha ha!, baba, un bëj vetëm filma aksion-komedi”, është shprehur aktori kinez.

Kur Jackie Chan pa për herë të arë një çmim Oscar në shtëpinë e Sylvester Stallone, ai tha se një ditë do e dëshironte një të tillë. Mbrëmjen e së shtunës në mbrëmjen vjetore të çmimeve “Governors”, aktori kinez dhe ylli i arteve marciale, mori një statujë të vogël të artë, një Oscar nderi për dekadat e tij si aktor.

“Pas 56 vitesh në industrinë e filmit, duke marrë pjesë në më shumë se 200 filma, pas shumë kockave të thyera, më në fund 62 vjeçari Chan mori pjesë në mbrëmjen gala në Los Angeles teksa mbante një Oscar në duart e tij.  Ai vlerësoi qytetin e tij dhe falënderoi fansat duke thënë se ata ishin arsyeja pse ai vazhdonte të bënte filma, të hidhej nga dritaret, të godiste e të goditej.

Chan u prezantua nga miku i tij, me të cilin ka luajtur në filmat “Rush Hour”, Chris Tucker, aktorja Michelle Yeoh dhe Tom Hanks, i cili i tha atij “Jackie Chantastic Chan”. Nisur nga fakti që ai është një ndër aktorët tanë të preferuar dhe jemi rritur me filmat e tij, Jackie Chan e meritonte një nderim të tillë! 

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127