Klipi më i ri i Adele, "Send My Love (To Your New Lover)", mund të duket si një video e thjeshtë por vetëm e tillë që nuk është.
Patrick Daughters, regjisori i saj, ka zbuluar së fundmi për Entertainment Weekly disa fakte interesante rreth projektit. Së pari u deshën vetëm 12 plane në total për të realizuar videon, ku në disa prej tyre Adele duhej të shfaqej e lumtur e në disa tjera e mërzitur. Një fakt tjetër është se video nuk kishte një koreografi. Së treti, ka qenë vetë Adele ajo që ka zgjedhur fustanin, pra me pak fjalë nuk u desh një stilist. Sipas Patrick editimi i planeve ishte minimal pasi performanca ishte e shkëlqyeshme. Dhe i fundit jo me pak interesant, vetë regjisori vuante nga migrena në çastin e xhirimit të klipit, megjithatë kjo nuk ndikoi aspak në punën e tij!