INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 fatkeqësitë që do t’ju ndodhin, nëse e shikoni shpesh celularin. Kujdes, jo më kokën poshtë!

5 fatkeqësitë që do t’ju ndodhin, nëse e shikoni shpesh celularin. Kujdes, jo më kokën poshtë!

Publikuar më: 13:04 28-12-2018
Psikologu britanik Richard Graham, sipas intv.al na tregon disa  shenja që vërtetojnë edhe më shumë  që jeta jonë po largohet nga  të shijuarit “live” të gjërave.
1-Evitoni aktivitet e tjera 
Ju refuzoni  ofertën e një miku  kur ju  sugjeron të shkoni diku, për të thyer monotoninë, sepse do ju duhet të qëndroni disa orë  larg internetit. Për ju argëtim është të shihni postimet e të tjerëve në rrjetet sociale dhe të flisni me “miqtë virtual”.
2-Bëheni nervozë kur nuk ka internet
Ndodh që të shkoni diku, ku nuk ka linjë interneti  dhe direkt nuk e keni mendjen tek personat që jeni, por doni vetëm të gjeni internet për të qëndruar në të. Pa internet,sipas intv.al  nuk  ka kuptim asgjë! Kjo situatë po bëhët serioze, pasi nuk i kushton më rëndësi gjëravë që të ndodhin “live”, por fokusohesh te një jetë virtuale. 
3-Po humbisni miqtë
Ndiheni më mirë vetëm, duke pasur celularin tuaj  dhe mund të shikoni çdo gjë që ndodh në vendin tuaj dhe kudo në botë. Po miqtë? Ndërkohë që je me to, merresh me celularin, atëherë pse del? Ndoshta kjo gjë do ofendonte shoqërinë tuaj dhe nuk do dëshironin të  mos dilnin më me ty. Pra mbetesh vetëm: ti, celulari apo i-padi!
4-Nuk shijoni momentin
Një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhë, është që të humbasë ndjesia e kënaqësisë ndaj diçkaje. Kur kokën e keni gjithmonë duke parë celularin tuaj, kjo tregon se nuk e keni idenë e vendit ku ndodheni. Ju jeni fizikisht aty, ndërsa mendja juaj  po lundron diku tjetër në botën virtuale.
5-Koha juaj po shkon dëm
Secili prej nesh ka mënyrën e tij si e  kalon kohën, por kohët e fundit  varësia ndaj botës virtual po bën që koha të shpërdorohet. Në momentin, sipas intv.al që futeni të gjeni  informacion, apo të komunikoni  me miqtë tuaj “ virtual” e humbisni  kuptimin e vërtet të kohës suaj. Kjo bën që mos ta shfrytëzoni atë, në dobi tuaj!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0033562183380127