INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Fjalitë që do të lumturojnë partneren tuaj

5 Fjalitë që do të lumturojnë partneren tuaj

Publikuar më: 18:00 05-02-2016
Ndonjëherë harroni të shprehni  mirënjohjen ndaj  partnerit tuaj. Jeta e ngarkuar  në ditët e sotme, ka bërë që njerëzit të harrojnë të nxjerrin në pah vlerësimin që kanë për personin e tyre të zemrës. Ndaluni në një moment dhe mos harroni t’i shprehni partnerit  sa shumë e falenderoni që është pjesë e jetës suaj. Ja disa fjali që duhet t’ja thoni partneres suaj, për ta bërë  të ndihet më mirë:
 
1. Çfarë doni të bëni?
 
Planifikimi për të kaluar kohë së bashku është e domosdoshme në një marrëdhënie. Nëse keni kohë që jeni bashkë, e dini se çfarë pëlqen ose jo partnerja juaj. Nuk duhet t’i merrni vetëm ju vendimet, por merrni edhe mendimin e saj. Kjo do e bëjë të ndihet edhe më shumë e vlerësuar.
 
2. Mezi po pres të të takoj
 
Duhet ta lini të kuptojë që vazhdimisht mezi po prisni ta takoni. Marrëdhënia ndonjëherë kalon në monotoni, por nuk duhet ta lejoni këtë gjë. Mbani gjallë emocionet, pasi kjo do e ndihmojë lidhjen të jetë në formën më të mirë. Mundohuni të dukeni në çdo kohë si një çift i dashuruar.
 
3. Lidhja jonë është më e rëndësishmja në botë
 
Përderisa ju keni zgjedhur këtë person për të qenë pjesë e jetës suaj, kuptohet që ka rëndësi për ju.Edhe pas martesës, ky prioritet duhet të jetë i pandryshuar. Dhënia e rëndësisë do e bëjë atë të kuptojë, se me të vërtet ju e vlerësoni shumë në çdo moment.
 
4. Faleminderit
 
Tingëllon shumë gjë e thjeshtë për t’u thënë, por në shumicën e kohës ju harroni ta thoni. Nuk ju merr shumë kohë për ta shprehur, por sjell pafund të mira, sidomos në një marrëdhënie. 
 
5. Je e aftë në punë
 
Vënia në dukje e aftësisë në fushën profesionale, do e bëjë atë të ndihet femra më me fat. Duhet të vlerësoni atë çka bën partnerja, edhe nëse nuk e dini vërtet vështirësitë e profesionit të saj. Një fjalë inkurajuese, do e bëjë atë t’ju dojë edhe më shumë. Ajo me siguri do jetë githmonë pranë jush për t’ju mbështetur për çdo gjë.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439