Fundjava është koha ideale për të kaluar disa momente të bukura. Tanimë që jemi edhe në stinën e verës, ditët janë më të bukura dhe plot diell. VIP-at tanë dinë më së miri se si ta shpenzojnë fundjavën. Disa kanë vendosur që ta kalojnë në bregdet në plazh me njerëzit e tyre të dashur, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur që të rrinë në qytet dhe të mos lëvizin jashtë. Por një gjë është e sigurt, pavarësisht çdo gjeje ata e dinë se si të kalojnë shkëlqyeshëm dhe për të marrë energji për javën.
Ne kemi përzgjedhur 5 fotot më të bukura nga VIP-at që kemi parë këtë fundjavë në Instagram për t’i ndarë me ju.
1. Kida
Mesa duket Kida është arratisur drejt Turqisë për të kaluar fundjavën. Me foton e saj të postuar na jep përshtypjen e një vajze seksi, të bukur dhe pak boheme.
2. Zajmina Vajsari
Zajmina gjithmonë në formë, përveçse kësaj kuptuam që ajo është një #pizzalover.
3. Armina Mevlani
Armina është një ndër ato vajzat që puna e saj është më shumë argëtim se sa lodhje. Ajo ndodhet jashtë Shqipërisë këtë fundjavë për disa takime, por nuk ka harruar që të argëtohet disa momente në plazh.
4. Klea Huta dhe Elgit Doda
Kjo foto është përzgjedhur bazuar nga ndjesia e bukur dhe pozitive që përçoi. Cifti në fjalë duken kaq shumë të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin, saqë ne nuk mund ta anashkalonim këtë foto të ëmbël.
5. Dua Lipa
Ne i duam të gjitha fotot e Dua Lipës, kështu që nuk është asapk habi që një ndër fotot e saj është edhe këtë javë e preferuara jonë. Ndryshe nga personazhet e tjerë, Dua nuk ndodhet në plazh, por ka vendosur që fundjavën ta kalojë në New York.