INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 fotot që s’duhet ti postoni KURRË në INSTAGRAM!

5 fotot që s’duhet ti postoni KURRË në INSTAGRAM!

Publikuar më: 10:43 28-05-2019

Të japësh lajmin për udhëtimin e radhës në rrjete sociale nuk është problem, por të publikosh foton e biletës së avionit është një problem i madh. Publikimi i detajeve personale në rrjete sociale mund t’ju vendosë përpara rreziqeve të shumta, prandaj është shumë e rëndësishme që të tregoni kujdes shumë të madh për çdo gjë që postoni në rrjetet sociale. Më poshtë do të gjeni një listë me 5 foto, të cilat nuk duhet t’i publikoni asnjëherë në rrjetet sociale.

Njoftimet e rëndësishme të të tjerëve

Nëse mikja juaj ju tregon me foto ekon e parë të shtatzënisë apo një ftesë dasme bëni mirë që mos t’i publikoni në rrjete sociale. Nëse një njoftim i rëndësishëm nuk ju përket juve, atëherë duhet të prisni derisa personi i duhur ta japë lajmin i pari.

Certifikatën e lindjes

Nëse publikoni informacionet që kanë lidhje me identitetin në rrjete sociale, do të thotë se i keni humbur ato. Këto dokumente të rëndësishme mund të bien në duart e të panjohurve, të cilët mund të bëjnë gjithçka me informacionin që ju u keni dhënë.

Para

Nëse publikoni foto të çeqeve, kartave të kreditit apo parave tuaja ‘online’ mund t’i shkaktoni vetes shumë probleme, sipas revistawho. Duke bërë këtë gjë rrisni shanset për t’u vjedhur.

Kujtime nga një natë kur keni qenë të dehur

Nuk është ide e mirë publikimi i fotove apo videove nga një mbrëmje ku keni konsumuar alkool, pasi nuk do të përcillni imazh të mirë tek të tjerët.

Një biletë lotarie

Nëse jeni aq me fat sa të fitoni një lotari, mos e postoni asnjëherë biletën në rrjete sociale. Dikush mund të marrë barkodin e saj dhe të vjedhë çmimin tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615