INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 fraza që duhet të shmangni pasi keni bërë SEKS!

5 fraza që duhet të shmangni pasi keni bërë SEKS!

Publikuar më: 20:33 07-12-2018

Femrat, ndonjëherë janë shumë emotive dhe romantike, por shumë të projektuara për familje dhe për gjërat që duhet të bëjnë: rezultati është se, pas një takimi dashurie mund të ndodhë të thuhen fjalë aspak të përshtatshme, ndërkohë që partneri po shijon ‘botën e ëndrrave’. Pasi meshkujt bëjnë dashuri, duan të flenë, ndërkohë që femrat ‘xhirojnë’ mendjen… si gjithmonë!

Ja pra atëherë një listë e gjërave që është më mirë të mos i përmendni, sidomos pasi keni bërë dashuri:

1.Të theksosh se partneri ka vënë pak kile që nga koha kur jeni njohur është vërtet e pakëndëshme dhe e kotë përsa kohë jeni në intimitet.
2.Nuk e mban dot përballjen: Çdo eksperiencë është e ndryshme, dihet, dhe në fund të fundit, edhe ne ndryshojmë në varsëi të partnerit me të cilin lidhemi.
3.Në mënyrë absolute duhet evituar përballja me ish-in si jashtë edhe nën çarçafë. Krahasimet nuk shërbejnë, janë të kota dhe dëmtojnë lidhjen edhe në rastet kur qëllimi ynë është për të vlerësuar performancën e partnerit aktual.
4.Lëreni të kaluarën pas krahëve dhe shijoni të tashmen dhe nëse, rastësisht ju kujtohet ndonjë episod i vjetër, mbajeni për veten.

Këshillë: lëreni të qetë dhe tregohuni e dashur të nesërmen në mëngjes: një kafe e mirë dhe një përqafim do jenë të afta për të hequr çdo dyshim.
Nga ‘të dua’ tek ‘martohemi’: Hapi nuk është i vogël dhe nuk duhet nënvlerësuar. Edhe pse nuk jeni në shtrat me një të panjohur, por me partnerin me të cilin keni një lidhje të qëndrueshme, një pyetje ‘pikante’ mbi ndjenjat, ose më saktë, për të ardhmen. Lërini gjërat të rrjedhin vetë pa i sforcuar dhe prisni momentin e duhur. Fjalët “të dua” janë shumë të bukura, por është më mirë të thuhen kur vijnë natyrshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893