INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gabimet e shpeshta që femrat bëjnë në shtrat dhe burrat i kanë halë në sy, zbuloni ku po gaboni

5 gabimet e shpeshta që femrat bëjnë në shtrat dhe burrat i kanë halë në sy, zbuloni ku po gaboni

Publikuar më: 19:24 28-05-2019

Meshkujt vuajnë shpesh nga klishetë e ngritura në fushën e seksit. Femrat kanë tendencë t’i fajësojnë ata në pesë pika dhe kjo ka ndikim negativ tek jeta në çift. Zbuloni cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat.

Femrat mendojnë se meshkujt janë gjithmonë te gatshëm për seks: Nëse flitet për një adoleshent 17 vjeçar që sapo ka filluar një lidhje, kjo është shumë e vërtetë, por për një mashkull që ka kaluar moshën 25 vjeçare ka disa elementë të tjerë po aq te rëndësishëm sa seksi. Këto elemente i japin atij të njëjtën energji.

Femrat mendojnë se marrëdhënia seksuale ka mbaruar kur mashkulli ka ejakuluar: Në pjesën më të madhe të rasteve kështu është, por nëse disa pjesë të trupit dalin jashtë loje, ka disa të tjera që mbeten pas seksit. Ata mund të luajnë me duart apo edhe me buzët.

Femrat nuk e pranojnë dot se seksi është më shumë se seks për meshkujt: Për meshkujt, seksi është një mënyrë primitive për t’u dhënë. Nëpërmjet tij ata duan të ndihen të dëshiruar dhe duan që të pranohen emocionalisht dhe fizikisht. Duke qenë se meshkujt nuk flasin aq shumë sa femrat, seksi është një mënyrë për të shprehur dashurinë, dëshirën si dhe për të qëndruar afër. Nëse femrat nuk pranojnë të bëjnë seks me partnerin atëherë ato nuk ju mohojnë atyre vetëm seksin. Nëse me të vërtetë nuk mundeni, duhet t’u thoni që nuk pranoni te bëni dashuri, por disa ledhatime apo biseda intime i dëshironi.

Femrat nuk japin asnjë udhëzim: Meshkujt duhen udhëhequr. Sistemi i tyre është i thjeshtë: nëse duan ledhatime dhe përqafime, atëherë do të ketë edhe ereksion. Nëse nuk i thoni atij se ku doni që t’ju prekë, si apo sa, atëherë gjërat nuk do shkojnë ashtu si duhet.

Femrat reagojnë keq kur partneri u propozon gjëra të reja: Sigurisht që femrat ne jetën e tyre te përditshme, në gatim apo në mënyrën e të pastruarit eksperimentojnë gjëra të reja, por kur bëhet fjala për seksin… stepen. Pjesa më e madhe e çifteve bëjnë të njëjtat gjëra kur janë në shtrat dhe kjo është ajo që mund të sjellë rutinën. Ndryshimet nuk janë aspak të rrezikshme, por janë një nevojë e thjeshtë dhe njerëzore për të përjetuar me shumë kënaqësi./ LIVING.AL

Article Logic
Execution time: 0.0019049644470215