INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gabimet që femrat bëjnë në shtrat

5 gabimet që femrat bëjnë në shtrat

Publikuar më: 12:00 08-05-2017

Meshkujt vuajnë shpesh nga klishetë e ngritura ne fushën e seksit.

Femrat kanë tendence t’i fajësojnë ata ne pesë pika dhe kjo ka ndikim negativ tek jeta në çift.

Zbulojini cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat.

Femrat mendojnë se meshkujt janë gjithmonë te gatshëm për seks
Nëse flitet për një adoleshent 17 vjeçar qe sapo ka filluar një lidhje, kjo është shume e vërtetë, por për një mashkull qe e ka kaluar moshën 25 vjeçare ka disa elemente te tjerë po aq te rëndësishëm sa seksi. Këto elemente i japin atij te njëjtën energji.

Femrat mendojnë se marrëdhënia seksuale ka mbaruar kur mashkulli ka ejakuluar
Ne pjesën me te madhe te rasteve kështu është, por nëse disa pjese te trupit dalin jashtë loje, ka disa te tjera qe mbeten pas seksit. Ata mund te luajnë me duart apo edhe me buzët.

Femrat nuk e pranojnë dot se seksi është me shume se seks për meshkujt
Për meshkujt, seksi është një mënyrë primitive për t’u dhënë. Nëpërmjet tij ata duan te ndihen te dëshiruar dhe duan qe te pranohen emocionalisht dhe fizikisht. Duke qene se meshkujt nuk flasin aq shume sa femrat, seksi është një mënyrë për te shprehur dashurinë, dëshirën si dhe për te qëndruar afër. Nëse femrat nuk pranojnë te bëjnë seks me partnerin atëherë ato nuk iu mohojnë atyre vetëm seksin. Nëse me te vërtetë nuk mundeni duhet t’i thoni qe nuk prani te bëni dashuri, por disa ledhatime apo biseda intime i dëshironi.

Femrat nuk japin asnjë udhëzim
Meshkujt duhen udhëhequr. Sistemi i tyre është i thjeshte: nëse duan ledhatime dhe përqafime, atëherë do te ketë edhe ereksion. Nëse nuk i thoni atij se ku doni që t’iu preke, si apo sa, atëherë gjerat nuk do shkojnë ashtu si duhet.

Femrat reagojnë keq kur partneri iu propozon gjëra te reja
Sigurisht qe femrat ne jetën e tyre te përditshme, ne gatim apo ne mënyrën e te pastruarit eksperimentojnë gjera te reja, por kur behet fjala për seksin... stepen. Pjesa me e madhe e çifteve bëjnë te njëjtat gjera kur janë ne shtrat dhe kjo është ajo qe mund te sjelle rutinën. Ndryshimet nuk janë aspak te rrezikshme, por janë një nevoje e thjeshte dhe njerëzore për te përjetuar me shume kënaqësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383