INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjëra kryesore që duhet të kemi gjithmonë në mendje gjithë verës!

5 gjëra kryesore që duhet të kemi gjithmonë në mendje gjithë verës!

Publikuar më: 11:00 05-06-2016
Vera erdhi dhe duhet të kemi kujdes!
Gjeja kryesorë që duhet të kemi në mendje është të pimë ujë, prandaj një shishe ujë gjithmonë me vete do na ndihmojë. Kështu do mund të jemi gjithmonë të hidratuar dhe në këtë mënyrë do kemi lëkurë, thonj, flokë dhe çdo gjë të shëndetshme! Mos harroni që ndihmon dhe për një metabolizm më të shpejtë.
 
Çfarë tjetër duhet të kemi gjithmonë më vete është kremi për mbrotjen ndaj diellit, pasi dielli dëmton lëkurën tonë shumë shpejt dhe është shumë e vështirë ta rikthejmë sërish lëkurën e shëndetshme. Duke përdorur krem dielli 30 minuta para së të dalim nga shtëpia përfitojmë lëkurë të hidratuar dhe për ato që shqetësohen si do u qëndrojë make up-i, nuk kanë pse të kenë frikë. Ju sigurojmë që do qëndrojë shumë mirë dhe do kombinohet më mënyrë shumë naturale më fytyrën.
 
Kur vjen pjesa e konturimit, çfarë duhet të keni në mendje është që disa gjëra ndryshojnë, prandaj duhet të krijoni në çdo anë të fytyrës numrin 3 më pluhur ngjyrë kafe të errët dhe për pjesën e mollëzave të përdorni nje ruzh ngjyrë rozë të çelet. Më pas ta tërhiqni te pjesa e konturimit pasi duke e kombinuar më të përfitojmë një rezultat shumë natyral dhe të shëndetshem. Për pjesën e ndriçimit mirë do ishte ta nisni nga pjesa poshtë syve dhe ta tërhiqni lart te mollëzat. Në këtë mënyrë i theksoni akoma më shumë.
 
Nëse doni të theksoni sytë më penel por keni frikë që do bëheni pis pasi gjatë verës mund të djersijmë, mos e vrisni më mendjen sepse duke ndryshuar disa gjëra mund të aplikoni penelin pa frikë fare. Duke theksuar pjesën lart të syve, formojmë nje vijëzim cat eye të theksuar dhe aplikojmë rimel vetëm lart, pjesën poshtë e syve e lëmë te pastër dhe ne këtë mënyrë dhe dukemi më të freskët, por dhe nuk do bëhemi pis.
 
Diçka të fundit që dua t'ju sugjeroj është qëpër pjesën e buzëve të perdorni një laps për sytë. E di që ju duket e cuditshme si ide por më besoni që ia vlen. Duke perdorur një laps për sytë të buzët përfitoni një rezultat shumë natyral. Nje laps për sytë në ngjyrë rozë të çelet do kombinohet shumë bukur më buzët, dhe ndriçimi që ka do reflektojë shumë bukur dritën e diellit. Pjesa më e rëndësishme është që do zgjasë më shumë se sa një laps që është për buzët.
Article Logic
Execution time: 0.0022070407867432