INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjëra që duhet të bëni kur nisni një lidhje të re

5 Gjëra që duhet të bëni kur nisni një lidhje të re

Publikuar më: 11:05 15-06-2016
Kur krijoni një lidhje të re, duhet të  jeni sa më vetvetja dhe të kini parasysh disa këshilla.
Ekspertët sugjerojnë disa gjëra që duhet të bëni  kur lidheni me dikë. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, ja çfarë duhet të bëni:
 
1. Krijoni një ekuilibër me kohën që kaloni së bashku 
Ju sapo keni krijuar një lidhje dhe dëshironi  të qëndroni gjatë gjithë kohës së bashku. Kjo nuk është mirë për lidhjen, sepse konsumohet dhe kthehet në monotoni. Është mirë të qëndroni edhe vetëm!
 
2. Prezantojeni me miqtë tuaj
Ekspertët sugjerojnë se është mirë ta prezantoni me miqtë tuaj, sepse  do i tregoni se e vlerësoni. Partneri do ndihet i vlerësuar më shumë nga ju.
 
3. Mos bëni krahasime me eksperiencat e kaluara
Gabimi më I madh që bëjnë femrat dhe meshkujt, është se krahasojnë ish partnerin me atë aktual. Kjo gjë nuk është e vërtet, sepse nuk janë të gjithë njësoj.
 
4. Shmangini keqkuptimet
Ju sapo jeni lidhur me dikë, prandaj bëhuni pak më tolerantë. Mundohuni mos të ziheni, sepse që në fillim kjo do e dëmtonte lidhjen.
 
5. Mos i bëni presion
Askush nuk e dëshiron presionin, prandaj mundohuni të jëni sa më  shumë të  lirë. Nëse i përmendni fjalën “ lidhje serioze” bëhuni gati që t’ju braktisë. Gjërat rrjedhin vet dhe në fillim të një lidhje askush nuk e di si do përfundojë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938