INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjëra që duhet të dini për femrat e virgjëra

5 Gjëra që duhet të dini për femrat e virgjëra

Publikuar më: 11:02 20-07-2016
Paragjykimi është pjesë e jetës së secilit.
Në këtë artikull janë specifikuar gjërat që femrat e virgjëra duan t’i thonë botës. Ato i pyesin  në shumicën e kohës, pse janë ende të virgjëra, sidomos në ditët e sotme.
 
1. Zgjedhja për të qenë e virgjër nuk ka vetëm një arsye, por të gjitha janë të vlefshme
Secili ka zgjedhjet e tij për të bërë diçka, sepse kjo varet nga mënyra si e shikoni jetën. Ndoshta këto femra kanë prioritete të ndryshme, të cilat i kanë penguar të kryejnë marrëdhënie seksuale.
 
2. Nuk është puna juaj 
Ato nuk e shohin të nevoshme të shpjegojnë asgjë në lidhje me këtë fakt. Jeta e tyre seksuale, është private dhe nuk duan t’i japin askujt llogari.
 
3. Fakti që jemi të virgjëra nuk do të thotë se nuk kemi eksperiencë seksuale
Disa njerëz kanë eksperiencë seksuale edhe pa bërë seks. Këto femra mund të kenë bërë gjëra të tjera me trupin e tyre, përveç një marrëdhënieje seksuale me dikë.
 
4. Kur flitet për seksin, nuk ndihemi në siklet
Edhe pse nuk kanë një eksperiencë të tillë, femrat e virgjëra mundohen të përfshihen në biseda të tilla. Nuk duan ta nxjerrin veten jashtë kësaj teme, sepse duan të mësojnë sa më shumë.
 
5. Nëse na bëni të ndihemi keq, ju nuk jeni person i mirë
Nëse dikush i gjykon për faktin se janë të virgjëra, kjo sipas tyre tregon se ky person nuk është pozitiv. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën e tjetrit.  
 
Article Logic
Execution time: 0.00364089012146