INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjëra që një beqare urren t‘i dëgjojë

5 gjëra që një beqare urren t‘i dëgjojë

Publikuar më: 16:48 17-07-2016

Nuk ka rëndësi nga vjen, kjo këshillë e vlefshme bie gjithmonë në vesh të shurdhët. Sa herë që ajo del me mikeshat e saj “single”, gjithnjë del në pah i njëjti shtrëngim. Sepse mesazhi që u përçohet femrave beqare nga shoqëria, është se ato po bëjnë diçka të gabuar. Të qenit beqare cilësohet si një problem që duhet zgjidhur dhe ky përbën një presion për një femër “single”. Por ne duam t‘iu themi beqareve se jeni mirë. Nuk ka asgjë që nuk shkon. Shijojeni jetën tuaj!

Kjo është një listë me pesë sulmet më të këqija që u bëhen femrave beqare.

1. Kur ju thonë: NUK PO PËRPIQESH AQ SA DUHET

Kjo ju bën të ndiheni të paragjykuara dhe ju lëndon. Ndaj dhe ata që rrethojnë një grua “single”, do ishte më mirë ta inkurajonin atë të eksploronte marrëdhënie të reja, por jo duke u vënë në presion. T‘i bënin gjërat duke u ndjerë komode dhe jo në një mënyrë që i bën të ndihen të panatyrshme dhe të sforcuara.

2. Kur ju thonë: VENDOS MË SHUMË MAKE-UP

Më shumë sesa të lini të kuptohet se kërkimi i Z.Perfekt është thjesht një lyerje mollëzash me ngjyra, duhet të pranoni se të takosh njeriun e duhur nuk ka të bëhë kaq me pamjen e jashtme. Një femër mjafton të jetë vetvetja, edhe në pamje. Nuk ka rëndësi nëse është natyrale apo e ngarkuar me truk, rëndësi ka të jetë vetja. Për të gjitha llojet e femrave, ekziston një mashkull që do t‘i duket tërheqëse stili i tyre, cilido qoftë ai. Nëse ajo e prezanton veten si dikush tjetër, kjo nuk është diçka e mirë, sepse ndoshta kështu do të tërheqë mashkullin e gabuar.

3. Kur ju thonë: RREZIKO MË TEPËR

Kjo do të thotë se beqarja nuk po bën aq sa duhet për të tëkuar njerëz të rinj e të panjohur, në pab apo internet, nuk po bën mjaftueshëm takime të rastësishme. Ose më keq, që ajo nuk po jeton tamam jetën e saj. Por në fakt, femrat “single” nuk është se po fshihen në dollapin e tyre, apo të zhyten në batanijen e tyre duke parë telenovela shtrirë në divan, sepse kanë frikë të njohin njerëz të rinj. Në të vërtetë shumë prej tyre thjesht punojnë shumë, dalin me miq për darkë apo janë të ftuara në evenimente të ndryshme. Ato thjesht nuk kanë kohë, jo se u mungon kurajoja të hidhen drejt diçkaje të re.

4. Kur ju thonë: JE SHUMË KËRKUESE

Kjo nënkupton se në njëfarë pike, një pikë që mikesha “single” ka arritur, asaj nuk i lejohet më që të diskriminojë meshkujt rreth saj, por të jetë me fleksibël dhe të mos ketë aq shumë pretendime. U lihet kështu të kuptojnë se koha e tyre për të qenë përzgjedhëse ka kaluar, ndaj ato duhet të kënaqen edhe me diçka që nuk është ideale për prerjen e tyre.

5. Kur ju thonë: ZBUTI PAK QENDRIMET

Kjo nënkupton se ti bën shumë pyetje. Të vë në siklet. Ke shumë paragjykime. Je shumë e konsumuar me punë. Kjo nga femrat beqare interpretohet sikur atyre po u zugjerojnë që të zbuten pak, në mënyrë që të tërheqin shoqërues të mundhshëm, që t‘i bëj ato të ndihet rehat. Por t‘i sugjerosh një femre që të reduktojë veten thjesht për të gjetur një partner, do të çonte në një lidhje aspak origjinale dhe të natyrshme, recetë kjo për një martesë apo lidhje të destinuar për t‘u shkatërruar. Sepse sinqerisht, për sa kohë një njeri mund të shtiret si dikush tjetër?

Këto janë disa nga gjërat acaruese që një femër beqare dëgjon vazhdimisht. Njerëzit përreth saj shpesh gabojnë duke gjetur fajin e beqarisë aty ku nuk duhet, kur në të vërtetë arsyet pse një femër është beqare janë të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783