INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjëra që nuk duhet të bëhen kurrë përpara martese

5 gjëra që nuk duhet të bëhen kurrë përpara martese

Publikuar më: 16:04 06-08-2016

Martesa është një ëndërr për çdo femër ne bote. Problemi është se ne eufori e sipër, ndonjëherë kandidatet e ekzagjerojnë sa qe bien edhe ne banalitete dhe sjelljeje jo normale madje edhe te pa pëlqyeshme.

Dhe kështu, për te mos arritur te çosh ne prishje te miqësive dhe shoqërive dhe për te pritur ditën e martesës me shume si një feste se sa një shpagim, ndiqni pese këshillat e mëposhtme ne lidhje me ato qe nuk duhet te bëni përpara martesës.

1.    Te sillesh si zonje e madhe. Sigurisht qe atë dite ju me shume se kushdo tjetër do te jeni ne qendër te vëmendjes, por sjelljet egocentrike dhe me poza si te një dive, nuk do te beje tjetër veçse do te krijoje një hapësirë bosh rreth jush. Mos harroni se bota për te tjerët do te vazhdoje te rrotullohet po njësoj.

2.    Te lesh ne hije partnerin. Ndonëse duket paksa paradoksale, ka shume raste kur kjo ka ndodhur. Kjo mënyrë e te sjellurit me siguri do te beje qe t’i afroheni ditës se madhe me pak te bashkuar, dhe mesazhi qe do te marre ai nuk do te jete aspak i pëlqyeshëm dhe imazhi për veten tuaj do te përkeqësohej.

3.    Ndjekja e dietave te forta. Dietat përpara martese janë te rekomanduara, por nëse synoni qe te humbisni dhjete kilogram ne një muaj, kjo jo vetëm qe do te rendoje shëndetin tuaj, por do te beje te mundur qe ne ditën tuaj me te bukur te arrini me mungesa humori, nervoze dhe e pa përqendruar.

4.    Mos rëndoni përtej mundësive buxhetin e parashikuar. Edhe sikur te kujtoheni për nevojën e një tjetër shpenzimi te pa parashikuar, mos harroni se tejkalimi i buxhetit me shume gjasa do te mund te krijoje momente tensioni si me prindërit, ashtu edhe me bashkëshortin.

5.    Merrni parasysh edhe kërkesat, mundesite dhe sugjerimet e miqve dhe familjareve te afërt. Është e natyrshme qe do te jeni ju dhe partneri te paret qe do te vendosni për çdo gjë, por marrja parasysh e mundësive, kërkesave sugjerimeve të të afërmeve te tjerë, apo edhe shoqërisë, është thuajse një domosdoshmëri. Realizimi i ceremonive ne vende vështirë te arritshme, larg dhe te shtrenjta, mos harroni se ne radhe te pare do te thotë përjashtim automatik te një pjese te miqve nga ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0042109489440918