INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 gjëra që nuk i dinit për penisin

5 gjëra që nuk i dinit për penisin

Publikuar më: 19:08 28-07-2017

Një nga gjërat më të rëndësishme në jetë është seksi, që ndikon pozitivisht në largimin e energjive negative dhe streseve që njeriu mund të mbledhë gjatë gjithë ditës ose për një periudhë më të gjatë kohore.

Duke qenë se marrëdhënia seksuale është mjaft e rëndësishme, duhet që partnerët të kenë mjaft informacion për njëri-tjetrin dhe sigurisht për organet e tyre gjenitale.

Benjamin Brucker, asistent/profesor i Urologjisë në Qendrën Spitalore Langone në Universitetin e New York-ut, ka treguar për të gjithë lexuesit gjërat që duhet të dimë për penisin.

Më poshtë do t’ju tregojmë 5 faktet që duhen ditur për organin gjenital mashkullor.

Nuk ka diferencë mes penisit të bërë synet dhe atij të pabërë.

E vetmja gjë që diferencon dy llojet e organeve gjenitale është fakti që penisi i bërë synet ka më shumë probabilitet për zhvillimin e kancerit të penisit. Përveç kësaj, ky lloj transmeton më shpejt dhe më lehtë sëmundjet seksualisht të transmetueshme nëse nuk përdorin kontraceptivë.

Penisët mund të thyhen!

Në të vërtetë organi gjenital mashkullor thyhet dhe kjo quhet “frakturë e penisit”. Të gjithë mund të mendojmë se kjo është e ngjashme me thyerjen që mund t’i bëhet një objekti, por thyerja e penisit ka të bëjë me çarjen e muskulit.

Por janë mjaft elastikë

Mund të jetë e thjeshtë të dëmtosh një penis me dhëmbë, por mos mendoni se kjo do të shkaktojë ndonjë dëm të pariparueshëm. Të qenit i butë është “arma” mbrojtëse e organit kundrejt dhembjeve.

Meshkujt mund të marrin mjaft lehtë infeksione “të kokës”

Kur flasim për “kokën” e kemi fjalën për majën e penisin, e cila mund të marrë infeksione të ndryshme. Këto infeksione arrijnë deri uretër, duke krijuar mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e mjaft sëmundjeve të rrezikshme.

Askush nuk e di madhësinë mesatare të penisit

Nuk ka asnjë mjet standard, i cili përdoret për matjen e gjatësisë së një penisi dhe nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për ta bërë një gjë të tillë. Shumë studime tregojnë se gjatësia ndryshon vazhdimisht, në varësi të zgjatimeve që ndodhin për një periudhë të caktuar kohore. Kjo bën që përmasat të ndryshojnë vazhdimisht, qoftë pesha, qoftë gjatësia.

Article Logic
Execution time: 0.0042250156402588