INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Gjëra që tregojnë se i dashuri juaj është më i miri

5 Gjëra që tregojnë se i dashuri juaj është më i miri

Publikuar më: 10:58 11-07-2016
Të gjesh një të dashur të mirë kohët e fundit është e vështirë, por jo e pamundur.
Ekpertët kanë renditur disa karakteristika si të kuptoni që keni gjetur të dashurin ideal që çdo femër do dëshironte.
 
1. Ju shkruan një mesazh të shkurtër “ Te dua” gjatë ditës
Secili ka gjërat e veta gjatë ditës, pra angazhime në punë, por ai ju dërgon këtë mesazh për  t’jua bërë ditën edhe më të bukur. Edhe pse duket diçka shumë e thjeshtë për t’u bërë, sërish e bën femrën të ndihet e lumtur.
 
2. Përpiqet ta bëjë femrën të ndihet rehat
Nëse i dashuri juaj bën përpjekje për t’jua bërë lidhjen sa më të larmishme, kjo tregon se ai ka vlera si partner. Ai mundohet që lidhja të jetë e mbushur me gjëra të ndryshme dhe të ketë pasion. Nëse bën këtë gjë, ky person e dëshiron këtë marrëdhënie dhe bën githçka për të.
 
3. Nuk ju streson
Stresi është në çdo moment në jetën e secilit, por me rëndësi është fakti që duhet ta reduktoni sa më shumë. Fakti se ai nuk ju streson, por fokusohet në gjërat që kanë rëndësi, tregon se e keni pozitiv të dashurin. Mënyra si i kalon gjërat ka shumë rëndësi në vazhdimësinë e lidhjes.
 
4. Ju dëgjon me vëmendje
Edhe pse mund të ketë mendim ndryshe nga ju, sërish ju dëgjon deri në fund. Kjo tregon respekt dhe kulturë, pasi të dëgjosh tjetrin është një ndër gjërat më të mira. Ai ju kushton kohën tuaj dhe ju mirëkupton.
 
5. Ju bën surpriza të këndshme
Të bësh surpriza është një tjetër gjë e rëndësishme në një lidhje. Nëse i dashuri juaj ju surprizon duke ju bërë të lumtur, kjo tregon se  ai është më i miri. Gjërat e vogla bëjnë ndryshime të mëdha.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003432035446167